Thaçi e Veseli hasin vështirësi në komunikimin me fëmijët

Thaçi e Veseli hasin vështirësi në komunikimin me

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po përballen me vështirësi të vazhdueshme për të komunikuar me familjet e tyre përmes telefonit. Kështu thanë avokatët e tyre të mërkurën në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, teksa parashtruan problemin para trupit gjykues.

Siç treguan avokatët, ka në vazhdimësi ndërprerje gjatë bisedave. Për Kadri Veselin kjo situatë është e papranueshme dhe ndërhyrje në të drejtat e tij, tha avokati Dixon.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me problemin e vazhdueshëm të zotëri Veseli, për të paktën muajt e fundit për të pasur mundësi për të folur me fëmijët e tij përmes telefonit. Zotëri Veseli e ka të vështirë të bisedojë me ta përmes telefonit sepse ka ndërprerje të vazhdueshme… Zotëri Veseli mban qëndrimin se situata është e papranueshme që ka ndërhyrë në të drejtat e tij dhe që ka pasur ndikim në përgatitjen e çështjes së mbrojtjes”, tha mbrojtësi i Veselit, avokati Dixon.

Të njëjtin shqetësim e ndau edhe avokati kryesor i Thaçit, Luka Misetiç.

“Dua të ju vë në dijeni se të njëjtin problem e dhe zotëri Thaçi sa i takon bisedave me të shoqen dhe djalin e tij, këtë doja që ta bëja të qartë për procesverbal”, tha Misetiç. /Kosovapress/

EMISIONET