Shkatërrohet grupi i grabitësve shqiptarë, mes tyre dhe 2 gra

Shkatërrohet grupi i grabitësve shqiptarë, mes tyre dhe 2 gra

Policia italiane ka goditur një grup grabitësish, të përbërë nga 6 shqiptarë, konkretisht 4 burra dhe dy gra. Mësohet se deri më tani janë arrestuar dy burra që janë lënë në burg dhe dy gra që janë lënë me masë sigurie arrest në shtëpi ndërsa dy burra të tjerë po nga Shqipëria janë shpallur në kërkim.

Gratë e përfshira në këtë grup, luanin rolin e bashkëpunëtorëve gjatë grabitjeve. Ata janë përgjegjëse, për 14 vjedhje në shtëpi dhe tre grabitje të kryera midis Alessandria, Asti, Cuneo dhe Pavia nga nëntori deri në dhjetor .

Hetimi, nisi me një vjedhje të kryer në muajin nëntor në Tortona nga grupi në fjalë.

Gjtë kontrollit policia ju  gjeti katër makina të vjedhura dhe mallra të vjedhura me vlerë rreth 2500 euro. Ata lëvizën lehtësisht, duke arritur në krahina të ndryshme. Kreu i bandës ishte në burg për krime të tjera të ngjashme./alessandrianews/

EMISIONET