Shala: Kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, është themelimi i Asociacionit

Anëtari i kryesisë së PSD-së në Kosovë, Azdren Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur Kosovës si kusht për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës, themelimin e Asociacionit.

Shala: Këshilli i Europës është i rëndësishëm si instancë ndërkombëtare për Kosovën.

Por ajo që ne nuk jemi dakord është këmbimi për të cilin po bëhet Këshilli i Evropës është Kosova paguan kosto të madhe.

Bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur Kosovës si kusht për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës, themelimin e Asociacionit dhe nëse i vendosim në peshore këto produkte, Kosova pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar me Asociacionin e komunave serbe atëherë është një kosto që nuk ia vlen.

Prandaj për ne kjo është e padrejtë dhe kjo e dëmton Kosovën.

Ne nuk jemi dakord me këtë kompromis të madh që po bën qeveria Kurti duke lëshuar disa favore Serbisë në këmbim të disa organizmave ndërkombëtarë.

EMISIONET