Vuçiç: Harrojeni se do ta njohim Kosovën. E kam një përgjigje dhe për akuzat e tjera

Vuçiç: Harrojeni se do ta njohim Kosovën. E kam një

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka deklaruar sot në nisje të samitit BE - Ballkani Perëndimor se ka një përgjigje të gatshme kritikave të presidentit e kryeministrit kroat si dhe ndaj mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

"Kam gati një përgjigje për kritikat për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe mbështesim Ukrainën territoriale, ashtu siç mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së."

Ndërsa sa i përket deklaratës së bërë nga kryeministri dhe presidenti kroat për "të mos u ulur në dy karrige" ai tha:

“E priste apo jo, ai do të marrë një përgjigje. Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëheqin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat."

Ai deklaroi sot se ishte atje për të diskutuar për të ardhmen evropiane të rajonit dhe se besonte se do të kishte konkluzione të mira për Ballkanin Perëndimor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të huaj, Vuçiç shpjegoi se kishte diskutuar çështjen e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, përpara vendimit për të mbërritur në Bruksel, pasi disa vende të BE-së duan të bllokojnë bisedimet me Shkupin. dhe Tiranës.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”

Çfarë po ndodh në Bruksel?
Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Më vonë gjatë ditës, zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian.

Pasi pritet që Ukrainës dhe Moldavisë në samitin e BE-së t’u ndahet statusi i kandidatit, disa liderë kanë bërë thirrje që të mos harrohen vendet e Ballkanit Perëndimorë, të cilat edhe pse janë në faza të ndryshme të integrimit në BE, janë duke ngecur për vite.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë peng i vetos Bullgare.

Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane, ndërsa disa liderë kanë paralajmëruar se do ta përmendin në diskutime edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

EMISIONET