Sekuestrohen 50 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, në pranga shqiptari, shpallet në kërkim një tjetër
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 14:09

Rreth 50 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke ne Filat, Igumenicë.
Është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg 280 gram marijuanë dhe 19 pako te vogla me 1 kg 917 gram hashash çokollate.
Ne pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar i cili rezulton pa patentë, ndërkohë që në kërkim është shpallur një shtetas grek qe rezulton të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.

