Zjarri përfshin magazinën në aksin Vorë-Tiranë

Zjarri përfshin magazinën në aksin Vorë-Tiranë

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.

“Me datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë forcat e policisë, ku dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

 

 

EMISIONET