Prokurorët: Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit në Bullgari

Prokurorët: Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaktar i

Kur kanë kaluar tre ditë nga tragjedia që mori jetën e të paktën 44 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në afërsi të Sofies, vijojnë ende hetimet për aksidentin fatal. Zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov deklaroi se pista më e mundshme e shkakut është një gabim njerëzor i shoferit të autobusit gjatë drejtimit.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

Prokurorët: Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaktar i

“Nga autopsitë rezulton se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga ngufatja prej tymit, jo nga goditja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor - si shkak i aksidentit", ka theksuar Sarafov në konferencë për media mqë ai dha paraditen e së enjtes.

Ai ka thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, tetë kanë mbijetuar, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur. Prokurorët bullgarë kanë hedhur poshtë gjithashtu spekulimet për ndonjë akt terrorist.

Dyshimet se në autobus ka pasur karburante, që mund të jenë bartur për kontrabandë, gjithashtu janë hedhur poshtë si mundësi për shpërthimin e zjarrit.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit. Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë

EMISIONET