Prokurorët bullgarë për aksidentin tragjik: Të mbijetuarit janë 8, jo 7, njëri është zhdukur

Prokurorët  bullgarë për aksidentin tragjik: Të mbijetuarit

Prokuroria e Bullgarisë ka njoftuar se pavarësisht pretendimeve se të paktën 46 njerëz u vranë në aksident,  në vend u gjetën 44 trupa të pajetë dhe se numri i të mbijetuarve është 8 dhe jo 7, por nuk është gjetur akoma.

"Në spital ndodhen shtatë pasagjerë të plagosur, katër burra dhe tre gra, 44  janë trupat e  pajetë. Sipas listës së pasagjerëve ishin gjithsej 52 persona. Enigmë mbetet nëse ka pasur apo jo pasagjer tjetër. Ku është personi i tetë? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular” ", tha kryeprokurokurorja bullgare, Siika Mileva.

Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi kategorikisht se 8 persona u shpëtuan.

Kryehetuesi Sarafov e interpreton këtë dukuri si mundësi që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar në njërin nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.

“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.

Kryeprokurorja Sarafov tha se kjo çështje do të hetohet, shumë njerëz janë të angazhuar për të hetuar hipotezën, se a mund të ketë pasur kalim paraprak të pasagjerëve në autobusë apo automjete të tjera.

“I pashë trupat e djegur, pamja ishte e tmerrshme dhe do ta mbaj mend për gjithë jetën. Ne vizituam edhe spitalin dhe biseduam me të plagosurit. Sipas mjekëve ata janë në gjendje të mirë, por në gjendje të rëndë mendore. Për to kujdesen mjekët më të mirë. Ne pyetëm se cilat janë nevojat e tyre. “ta donin të pyesnin dhe të telefononin të dashurit e tyre”, tha Mileva.

Lidhur me kërkesën për pjesëmarrje të ekspertëve nga Mjekësia Ligjore e Maqedonisë, Mileva tha se Prokuroria ka pasur një takim me ministrin maqedonas Bujar Osmani.

“Ne theksuam se pala bullgare do ta vërtetojë shpejt identitetin, jemi në pritje të mostrave të ADN-së, pastaj duam që eshtrat e të ndjerëve  të transferohen shpejt në vendin e tyre”, tha Mileva

EMISIONET