Presioni për Asociacionit shkaktojnë përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë Kurti

Presioni për Asociacionit shkaktojnë përplasje mes

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka rritur përplasjet mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë Kurti.

Ky i fundit ka deklaruar gjashtë kushte  por opozita kërkon që të ketë bashkëpunim të shtuar me SHBA-në për këtë çështje. Sipas tyre, fakti që Qeveria nuk ishte e ftuar në lutjet e mëngjesit në SHBA, lënë të nënkuptohet se mund të ketë dëmtim të raporteve

Beqa: Në këtë rast Asociacioni është çështje që duhet ta marrë përgjegjësi Qeveria e Kosovës. Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës... Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partneritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në.

Edhe LDK i kërkon Kurtit të ketë kujdes në raport me ShBA-në

Krasniqi: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dalë përballë këtyre proceseve të vendit tonë. Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51%...Po ashtu, kryeministri duhet të ketë kujdes në raport me SHBA-të, sepse falë tyre ne jemi këtu.

Nga ana tjetër deputetët e AAK theksojnë cenimin e sigurisë së vendit por shtron dhe çështjen e përjashtimit nga SHBA.

Kadriaj: Vet fakti që jashtë shtetit, tash në Lutjet e Mëngjesit kanë udhëtuar të gjithë liderët e partive politike por edhe deputetë të partive politike dhe mos ftesa për Qeverinë lë për të dëshiruar për këto raporte (me SHBA).

Por në një kënd ndryshe e shikon mazhoranca situatën

Pacolli: Kushtetuta e Republikës së Kosovës e njeh Kosovën si shtet multietnik dhe nuk lejon formimin e asociacioneve të tilla njëetnike. Andaj, ne mendojmë se Kushtetuta, Plani i Ahtisarit, janë bazë e mirë për të drejtat e njeriut, ofrojnë të drejta të ekzagjeruara për të drejtat e minoriteteve, kështu nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin.

Ditë më parë, kryeministri Kurti paraqiti në Kuvend 6 kushtet e tij për formimin e Asociacionit, që nga opozita u mor si pranim i këtij mekanizmi.

EMISIONET