PDS-ja “e zhgënjyer” nga opozita në Kosovë, Shala: PDK-ja u shndërrua në patericë që Kurti të realizonte qëllimin e tij
Për anëtarin e Kryesisë së PDS-së në Kosovë Azdren Shala, shprehu keqardhjen e tij për bashkëpunimin e Albin Kurtit me PDK-në dhe mbajtjen e tij në qeveri.
Në një intervistë për “Ora News”, Shala u shpreh se Kurti do ta përfundojë të plotë mandatin e tij qeverisës, por pa bërë asnjë punë reale për qytetarët e Kosovës.
“Zgjedhjet e lajmëruara nga Kurti ishin më shumë një veprim për të larguar vëmendjen nga dështimi i tij për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Për fatin e keq një parti opozitare si PDK-ja iu bë patericë apo mjet për të arritur Kurti qëllimin.
Zgjedhjet do të jenë të rregullta, dhe me Kushtetutë ato zgjedhje do të mbahen ose dy muaj para, pra në dhjetor të 2024-ës, ose një muaj pas përfundimit të mandatit, që i bie në mars të vitit të ardhshëm.
Pra, do të jetë qeveria e parë që e kryen të plotë mandatin, por fatkeqësisht asnjë punë nuk ka kryer.
Ne si PDS po realizojmë takime në terren dhe jemi në krye të punës”, u shpreh ndër të tjera anëtari i Kryesisë së PDS-së në Kosovë Azdren Shala.