Pas protestës së serbëve, qeveria e Kosovës ndan fonde për punësimin e qytetarëve në Veri

Pas protestës së serbëve, qeveria e Kosovës ndan fonde

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njoftoi të hënën se e ka ndërmarrë një për t’i ndihmuar të punësohen qytetarët në katër komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky vendim u mor nga ministri i MFTP-së, Hekuran Murati, gjatë një takimi me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sipas Ministrisë.

Ministria tha se do ta subvencionojë 70% të pagës bruto për gjashtë muaj me radhë deri në maksimumin prej 350 eurove për qytetarët në veri, si shenjë përkrahjeje për punësimin e tyre.

Si kriter për ta përmbushur për të përfituar nga kjo masë, Ministria theksoi se punëkërkuesit duhet të jenë të regjistruar si të tillë në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse, të jenë mbi moshën 18 vjeçe, si dhe të jenë banorë në njërën nga katër komunat veriore.

Ajo shtoi se edhe punëdhënësit duhet të jenë me bazë në njërën nga katër komunat veriore, si dhe të jenë duke funksionuar “në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet përmes legjislacionit të Kosovës”.

EMISIONET