Ngjarje makabre para maternitetit në Prishtinë, burri vret gruan shtatzënë
Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur para pak minutave në hapësirën e QKUK-së, saktësisht para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.
Raportohet se një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzëne.
Autoritetet e rendit thanë se kanë pranuar informatën rreth orës 18:00 se në oborrin e QKUK-së gjendej një trup i pajetë.
Viktima besohet se ishte rreth moshës 35-vjeçare.
Deklarata e Policisë
Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.