Ngjarja në Shkup, Ismajli: Dyshohet se babai ia dha informacionet, autorët e ekzekutuan 14-vjeçaren 3 orë pas rrëmbimit. 74-vjeçari që iu mor makina u vra për një borxh
Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.
Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.
Lidhur me zhvillimet më të fundit nga hetimet e ngjarjeje që tronditi jo pak opinionin publik si në Maqedoninë e Veriut, por dhe përtej saj, gazetarja nga Shkupi, gazetarja Almedina Ismajli, në një intervistë për “Ora News” dha edhe informacionet më të fundit.
“Ajo që e bën më të madh trishtimin në të gjithë këtë tragjedi është edhe dyshimi se babai i saj Aleksandar Gjorçevski, ka gisht në ekzekutimin e vajzës së tij.
Tre të arrestuarit, që mendohet të jetë një grup i organizuar kriminal, pasi një tjetër i katërt është në arrati, mësohet se fillimisht ata kanë vrarë një 74-vjeçar, veturën e të cilit e kanë marrë, pasi siç mësohet se viktima i kishte 500 euro borxh njërit prej anëtarëve të grupit dhe më pas me makinën “Citroen” kanë shkuar në banesën e vajzës të cilën do ta rrëmbenin.
Ata kishin informacion se kur vajza në fjalë do të dilte nga banesa, kur do të ishte vetëm, ku thuhet nga të dyshuarit se këto informacione ia ka dhënë pikërisht babai i saj dhe vetëm 3 orë pas rrëmbimit ata e kanë vrarë.
Ndërsa thuhet se arsyeja e rrëmbimit ka qenë zhvatja e parave të nënës së vajzës, pasi prindërit ishin të ndarë”, bëri me dije gazetarja Almedina Ismajli.
ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT
Kryetari aktual i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, pritet të marrë postin e kryeministrit në vend, duke u bërë edhe shqiptari i parë që kryeson qeverinë atje.
Ky është emri që lakohet atje, raporton nga Shkupi, gazetarja Almedina Ismajli, e cila në një intervistë për “Ora News” deklaroi se në krye të Parlamentit do të vijë një emër nga LSDM.
“Qeveri teknike kemi pasur, por kryeministër shqiptar në vendin tonë jo. Kjo ka qenë një marrëveshje me të cilën kanë hyrë në koalicion partnerët aktualë të qeverisë LSDM dhe BDI dhe në fakt kishte shumë dyshime nëse do përmbushej ky kusht.
Ndoshta ishte e paparashikuar dhe nuk besohej nga vetë qytetarët dhe spektrit politik. Dhe nëse do të jetë e vërtetë, atëherë nga 28 janari pritet të fillojë punë qeveria teknike që do të jetë një kryeministër i propozuar nga radhët e partisë që drejtohet nga Ali Ahmeti, apo BDI-së që sigurisht do të jetë shqiptar 100 doitë përpara zgjedhjeve.
Sa i përket emrit, kanë nisur të spekulohen emra që përfliten nga brenda partive, ku flitet që mund të jetë edhe një kryeministre grua, por me shumë gjasa kryeministër do të bëhet kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri, ndërsa postin e tij do t’ia lërë një anëtari të LSDM-së me qëllim që të ketë balancë”, u shpreh nga Shkupi për “Ora News”, gazetarja Almedina Ismajli.
INTERVISTA E PLOTE