Gazetarja jep lajmin: Talat Xhaferri, shqiptari i parë që pritet të bëhet kryeministër i Maqedoinës së Veriut

Kryetari aktual i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, pritet të marrë postin e kryeministrit në vend, duke u bërë edhe shqiptari i parë që kryeson qeverinë atje.

Ky është emri që lakohet atje, raporton nga Shkupi, gazetarja Almedina Ismajli, e cila në një intervistë për “Ora News” deklaroi se në krye të Parlamentit do të vijë një emër nga LSDM.

“Qeveri teknike kemi pasur, por kryeministër shqiptar në vendin tonë jo. Kjo ka qenë një marrëveshje me të cilën kanë hyrë në koalicion partnerët aktualë të qeverisë LSDM dhe BDI dhe në fakt kishte shumë dyshime nëse do përmbushej ky kusht.

Ndoshta ishte e paparashikuar dhe nuk besohej nga vetë qytetarët dhe spektrit politik. Dhe nëse do të jetë e vërtetë, atëherë nga 28 janari pritet të fillojë punë qeveria teknike që do të jetë një kryeministër i propozuar nga radhët e partisë që drejtohet nga Ali Ahmeti, apo BDI-së që sigurisht do të jetë shqiptar 100 doitë përpara zgjedhjeve.

Sa i përket emrit, kanë nisur të spekulohen emra që përfliten nga brenda partive, ku flitet që mund të jetë edhe një kryeministre grua, por me shumë gjasa kryeministër do të bëhet kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri, ndërsa postin e tij do t’ia lërë një anëtari të LSDM-së me qëllim që të ketë balancë”, u shpreh nga Shkupi për “Ora News”, gazetarja Almedina Ismajli.

INTERVISTA E PLOTE

lili saraçi talat xhaferri almedina ismajli

EMISIONET