Mes Balotazhit dhe fitores së parë/ Drenori: Zgjedhjet lokale në Kosovë treguan pjekuri demokratike

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news", ishte analisti Xhavit Drenori, i cili vlerësoi procesin e zgjedhjeve lokale si të organizuar mirë dhe me standarde demokratike, duke përgëzuar si subjektet politike ashtu edhe qytetarët për pjekurinë dhe garën e ndershme që treguan gjatë fushatës.

" Zgjedhjet lokale shkuan mirë, qoftë organizimit nga ana KQZ-së, por njëkohësisht edhe organizimit përsa i përket organizimit nga subjektet politike të fushatës elektorale, e cila ishte 30 ditore. Goxha e gjatë, e mundimshme por prapë së prapte shkoi më së miri.

I përgëzoj së pari subjektet politike, të cilat dita ditës po dëshmojnë që po piqen, janë më të forta në kuptimin e garës së drejtë dhe të mirë e nga ana tjetër qytetarët që tregojnë gjithmonë një pjekuri të lartë qytetare demokratike sa i përket pjesëmarrjes qoftë me tubime elektorale e sidomos në procesin zgjedhor", u shpreh Drenori.

 

EMISIONET