Bie sistemi, shtyhet procesi i numërimit të votave për asamble në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 17:53

Në sallën “1 Tetori” ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble komunale në kryeqytet.
Kjo për shkak të rënies së sistemit, sipas KO.
Numërimi ishte paraparë të fillojë në orën 16:00, por ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi dhe të nisë procesi i numërimit.

