"Më tha se do më linte", 32-vjeçari grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas

"Më tha se do më linte", 32-vjeçari grek pranon

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Ai pretendoi se Caroline i tha atij se do të largohej me fëmijën.

Pas më shumë se tetë orësh pyetje ai pranoi se kishte vrarë gruan 20-vjeçare Caroline.

Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte atë.

Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës, shkruan protothema. 

Me arrestimin e 32-vjeçarit u sqarua që ngjarja nuk kishte të bënte me shtetas shqiptarë, të cilët ishin të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 20 vjeçares.

EMISIONET