U bllokuan në borë/ Jo vetëm u kompensuan me 2000 euro, por morën dhe ndjesën publike të kryeministrit
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u kërkoi falje qytetarëve që mbetën të bllokuar në autostradën e "Attiki Odos" për rreth 20 orë, si pasojë e motit të keq nga dëbora.
Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, Mitsotakis fajësoi kompanitë koncesionare "Attiki Odos" dhe "TRAINOSE" për keqmenaxhim të situatës.
Kyriakos Miotsotakis: “Dua të filloj mbledhjen duke kërkuar falje personale dhe të sinqertë nga bashkëqytetarët tanë që vuajtën për shumë orë duke u bllokuar në Attiki Odos. Janë shumë të qarta përgjegjësitë ndaj koncesionarit për mënyrën se si u përball me këtë stuhi. Përgjegjësit do të hetohen plotësisht në bazë të legjislacionit ekzistues, por edhe të kushteve të përfshira në kontratat përkatëse me shtetin. Subjektet private që menaxhojnë , jo me fitim të papërfillshëm, infrastrukturën kanë detyrime. Së pari, të jenë në gjendje të mbajnë të hapur rrugën për të cilën kanë përgjegjësi."
Kryeministri shtoi se për pasojë të keqmenaxhimit të situatës ai kërkoi nga kompania koncesionare të dëmshpërblejë çdo drejtues të bllokuar nga dëbora në autostradë me 2000 euro, shkruan CNN grek.
-
Foto/ Pista patinazhi. Kaosi nga dëbora në rrugët e Athinës
26 Janar, 12:19