Makina ju bë shoshë nga plumbat, shqiptari që ju bë atentat në Gjermani, bosi i një bande droge
Mediat gjermane hedhin dritë mbi atentatin me armë zjarri ndaj një shqiptari nga Kosova, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti në mes të Hanoverit.
Makina VW Golf i bardhë u qëllua me plumba në Herrenhäuser Markt.
Xhamat u thyen, shoferi la makinën me motorin ndezur dhe iku.
-
Fitorja e hidhur e zgjedhjeve të 14 majit
16 Maj, 08:04 -
Sipas hulumtimit të BILD, shqiptari që ju bë atentat është bosi i dyshuar i një bande droge, i cili tani është në paraburgim.
Pas të shtënave në fund të janarit, një njësi speciale nga LKA sulmoi një magazinë në zonën tregtare të Bissendorf (Wedemark, rajoni i Hanoverit) tre muaj më vonë.
Tre burra (32-65 vjeç) ishin në proces shkarkimi të një kamioni me perime nga Spanja.
Në bordin e kamionit u gjetën gjashtë thasë me marijuanë, gjithsej rreth 160 kilogramë.
Vlera në treg të zi sipas policisë ishte 750.000 euro.

Në të njëjtën kohë, kreu i dyshuar i kontrabandistëve të drogës u arrestua në Ronnenberg.
Emri i tij është Shkëlzen B. 35 vjeç. Ai është pronar i VW Golf-it të bërë shoshë nga plumbat.
Kush donte të eleminonte kosovarin?
“Asnjë koment”, tha avokati i tij kur u pyet.

Zyra e prokurorisë publike hetuese në Hanover po mban gjithashtu një profil të ulët.
Zëdhënësja e autoriteteve Paula Topp tha për BILD:
“Ne jemi në dijeni të faktit. Për arsye të taktikave të hetimit, ne nuk po e komentojmë këtë për momentin.”
E njëjta gjë. Qetësia u kthye në tregun e Herrenhausen.