KURTI, “KAMPION” ME VOTA/ Lideri i Vetëvendosjes, më i votuari në zgjedhjet parlamentare

Albin Kurti është fituesi i shumëfishtë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Vetëvendosja që drejton doli forcë e parë me të drejtën për të qeverisur, ndërsa lideri i saj rezulton si më i votuari mes kandidatëve për deputetë.
Ai ka marrë 240,263 vota, duke konfirmuar pozicionin e tij si një nga figurat më të forta politike në vend.
Ndërsa pas tij në top 5 më të votuar të Lëvizjen Vetëvendosje janë:
VETËVENDOSJE
* Glauk Konjufca – 187,285 vota
* Albulena Haxhiu – 98,092
* Hekuran Murati – 97,208
* Donika Gërvalla – 87,303
Kjo renditje tregon epërsinë e qartë të VV-së dhe forcën e liderit të saj në rang personal.
Në PDK, Bedri Hamza është figura më e votuar me një shifër të konsiderueshme, ndërsa pas tij vijojnë emra që tregojnë angazhim të mirë personal dhe mbështetje nga baza e votuesve.
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK)
* Bedri Hamza – 109,795 vota
* Arian Tahiri – 50,873
* Përparim Gruda – 47,331
* Uran Ismaili – 37,295
* Sala Jashari – 34,428
LDK-ja ka një konkurencë të fortë brenda listës, me Abdixhikun drejtimi i listës dhe emra me peshë të konsiderueshme në renditje.
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK)
* Lumir Abdixhiku – 53,314
* Hykmete Bajrami – 33,484
* Ukë Rugova – 29,489
* Avdullah Hoti – 26,200
* Doarsa Kica-Xhelili – 25,958
Nga Lista Serbe, Igor Simiq dallon qartë si kandidati më i votuar, me një diferencë të madhe nga të tjerët
LISTA SERBE
* Igor Simiq – 119,623 vota
* Sllavko Simiq – 20,392
* Liljana Stefanoviq – 19,042
* Millan Kostiq – 16,170
* Nemanja Bishevac – 15,805
AAK paraqet një peshë të mirë të emrave të njohur, me Ramush Haradinajn në krye të listës së më të votuarve.
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK)
* Ramush Haradinaj – 27,779 vota
* Daut Haradinaj – 17,151
* Besnik Tahiri – 16,465
* Bekë Berisha – 12,110
* Agim Çeku – 11,242
Ndërkohe viti i Ri ndal përkohësisht numërimin e votive te mbetuar dhe ato të diasporës dhe numrimi do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjithsesi rezultatet e deritanishme ofrojnë një panoramë të qartë të figurave që pritet të formojnë Kuvendin e ri të Kosovës. Albin Kurti shfaqet si më i votuari absolut, ndërsa disa emra të tjerë tregojnë surpriza pozitive dhe mbështetje të fortë nga votuesit.


