“MALLKIMI” VAZHDON! Mbesa e ish-presidentit John F. Kennedy humb betejën me kancerin në moshën 35-vjeçare
Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje me një formë agresive të kancerit. Gazetare dhe aktiviste për klimën, ajo u nda nga jeta vetëm disa muaj pasi kishte bërë publike sëmundjen e saj, duke lënë pas një trashëgimi të fortë njerëzore dhe profesionale.

Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, gazetare dhe aktiviste e njohur për çështjet e klimës, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, vetëm pak muaj pasi bëri me dije se ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit.
Lajmi u bë i ditur nga familja e saj përmes një postimi të shpërndarë nga Biblioteka Presidenciale “John F. Kennedy”, ku thuhet se “Tatiana jonë e dashur u nda nga jeta këtë mëngjes dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”.
Në nëntor, kur konfirmoi sëmundjen! Ajo kishte treguar se mjekët i kishin dhënë më pak se një vit jetë.
Në një ese të botuar në revistën The New Yorker, Tatiana rrëfente betejën me leuçeminë mieloide akute, e diagnostikuar pak pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Ajo përshkroi me ndjeshmëri trajtimet e vështira, përfshirë kimioterapinë dhe transplantin e palcës së kockave, si dhe dhimbjen që ndiente për familjen e saj.
“Frika ime më e madhe ishte që fëmijët e mi të mos më mbanin mend,” shkruante ajo.
Tatiana ishte vajza e Caroline Kennedy dhe mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, i vrarë në vitin 1963.
Familja e saj është përballur me humbje të shumta ndër vite, përfshirë edhe vdekjen e xhaxhait të saj, John F. Kennedy Jr., në një aksident ajror në vitin 1999.
Përveç punës si gazetare, Tatiana Schlossberg ishte autore e librit “Inconspicuous Consumption” dhe kishte shkruar për The New York Times, duke u fokusuar në çështjet e klimës dhe mjedisit.
Ajo konsiderohej një zë i rëndësishëm i gazetarisë bashkëkohore dhe një shembull i angazhimit qytetar.


