Kryetari i PDK-së, Krasniqi: Kosova u përball me një sulm terrorist të përgatitur nga Serbia
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se të dielën Kosova u përball me një sulm terrorist të përgatitur nga shteti serb
"Sot, para se gjithash nuk do të flasim për beteja politike. Kosova sot është nën sulm, dhe ne të gjithe duhet te jemi ne krye te pergjegjësive tona.
Mposhtja e një grupi terrorist në Banjskë, nuk është mposhtje e serbisë, e cila ka si synim destabilizimin e Kosovës.
Strehimi i terroristëve në Serbi, tregojnë lidhjen e fortë të grupit me shtetin serb. Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e terroristëve.
Në këtë aspect kërkojmë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, që duhet të rrisin presionin mbi serbinë, për ti vënë para drejtësisë ata terroristë.
Afrim Bunjaku meriton drejtësi.Si PDK i kemi ofruar mbështetjen e plotë institucioneve të shtetit. Në këtë periudhë është thelbësore, që politika të qëndrojë në mbështetje të shtetit tonë.
I bëjëm thirrje komuinitetit ndërkombëtar për të nisur një hetim ndërkonbëtar urgjent, për të vërtetuar përfshirjen e shtetit serb. Pa u zbardhur e vërteta Serbia nuk mund të jetë palë e besueshme e proceseve të ardhshme.
Duhet të jemi vigjilent e të përgatitur për atë që do të ndodhë", tha Krasniqi.