Sasi rekord kokaine prej 400 kg në Kosovë, erdhi nga Brazili, kaloi në Durrës. Ishte fshehur në një kamion me mish

Një sasi prej më shumë se 400 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë është sekuestruar nga policia e Kosovës pasditen e kësaj të hënë.
Ngarkesa  në  kontejner  që dyshohet të jetë nisur nga portit të Santos në Brazil më një sasi mishi ka përshkruar një rrugë të gjatë deri në destinacionin e fundit një magazinë në zonën e Lipjanit në Kosovë.

Për këtë trafikim të lëndës narkotikë në dijeni ka qenë edheDEA amerikane,policia italiane, shqiptare dhe ajo kosovare.

Konkretisht DEA ka njoftuar organet e shteteve për një ngarkesë për llogari të një grupi dhe  pikërisht në kontejnerët e saj është instaluar një GPS.

Pas mbërritjes nga Brazili të ngarkesës më drogë  në portin e Durrësit pala shqiptare më ndihmë të agjentëve të antidrogës  kanë verifikuar se kokainë nuk ishte prekur dhe menjëherë ata  kanë qëndruar në gatishmëri për të studiuar çdo lëvizje.

Burimet policore bëjnë më dije se sasia e drogës u ngarkua në kamionin me targë 01263 OD.

Përgjatë gjithë rrugës kamioni është ndjekur deri në magazinën e ndodhur në Lipjan të Kosovës ku është bërë I mundur dhe ndërhyrja e autoriteteve. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se kamioni i përket firmës "MEK FOOD"  në pronësi të biznesmenit nga Kosova Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria Bledar Habili.

Ndryshe nga herët e tjera ku kokainë merrej në Ekuador dhe përmes bananeve sillej në Shqipëri  kësaj radhe trafikantët si forma kamuflimi e morën nga Brazili dhe e sollën nëpërmjet ngarkesës me mish.

Sasi rekord kokaine prej 400 kg në Kosovë, erdhi nga Brazili, kaloi
Foto: Ngarkesa me kokaine e sekuestruar ne Kosove

 

EMISIONET