Ndalohen 3 persona pas konfiskimit të kokainës në Lipjan, publikohen pamjet

 

Ndalohen 3 persona pas konfiskimit të kokainës në Lipjan,
Foto e publikuar nga Artan Hoxha

Tre persona janë  arrestuar deri më tani për ngarkesën me kokainë, që është kapur ditën e sotme në Lipjanë të Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Ndërkohë detajet e operacionit priten të jepen më vonë,  tha  Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. 

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha, ka publikuar edhe foto të magazinës ku mendohet se është sekuestruar sasia e madhe e kokainë.

Ndalohen 3 persona pas konfiskimit të kokainës në Lipjan,
Foto e publikuar nga Artan Hoxha

Më lidhje me sekuestrimin kokainës ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.

Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë”.

“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre

Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.

Në këtë aksion policor kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, e Shqipërisë dhe ajo e Italisë, ndërkohë ende nuk dihet se sa është  sasia e saktë e drogës së  sekuestruar. 

EMISIONET