Mulolli: Kurti është i bindur për njëanshmërinë e Lajçak-Borell, ndaj sot ishte më brutal për të dekonspiruar konspiracionin ndaj Kosovës

Dy zyrtarët e lartë të Brukselit të angazhuar në dialogun Serbi – Kosovë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell i kanë propozuar Parlamentit Evropian të vendosë sanksione për Kosovën, duke e designuar kësisoj si provokuese dhe përgjegjëse për situatën në Mitrovicë dhe rrethina.

Por kjo ka nxitur një reagim të ashpër të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku theksoi se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Eksperti në çështjet politike Fitim Mulolli në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, u shpreh se kjo nuk është hera e parë që kryeministri Kurti e bën një gjë të tillë.

Sipas Mulollit, akuzat po bëhen të shpeshta dhe se Kurti është i bindur për njëanshmërinë.

“Akuza të tilla ndaj ndërmjetësueve kanë filluar të bëhen goxha të shpeshta. Nuk është hera e parë që z. Kurti flet për paanshmërinë, mirëpo sot ishte më brutal, më i drejtëpërdrejtë, ku organizoi një konferencë shtypi për të dekonspiruar konspiracionin e tyre, apo skenarin e përgatitur, siç e lexon ai, ndërmjet emisarit Lajçak dhe presidentit serb Vuçiç.

Dhe sot ishte më i përgatitur për të qenë më i drejtëpërdrejtë për këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera, eksperti Fitim Mulolli.

EMISIONET