Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Çipa: Takimi i fundit Kurti-Vuçiç ishte i dështuar totalisht

Akri Çipa, konsulent dhe ekspert i politikës së jashtme ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për marrëdhëniet Kosovë Serbi. Çipa theksoi se Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç ishte i dështuar totalisht.

"Takimi i fundit Kurti-Vuçiç ishte i dështuar totalisht. Janë preferuar zgjidhje afatshkrutra. Kosova ka humbur mjaft kohë. Duhet të ketë një tërheqje vëmendje të lidershipit të Kosovës.

Komunikimi duhet të jetë më dinamik nga ana e Kosovës. Duhet të ndryshojë mënyra në komunikim. Ka hapësira për të ecur përpara në dialog. Dëmton Kosovën cdo zvarritje e mëtejshme", tha ndër të tjera Çipa.

EMISIONET