Kreu i Luginës denoncon represionin serb ndaj shqiptarëve, Arifi: Hakmarrje ndaj ngjarjeve në Kosovë. Prej 2 javësh presione dhe shtypje ndaj nesh

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po e shikjnë me shqetësim të madh atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë, tensione që kanë kulmuar një ditë më parë me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat speciale serbe “Kobra”.

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi, në një intervistë për “Ora News” theksoi se prej 2 javësh ka presione dhe shtypje ndaj shqiptarëve në Luginë.

Shqipërim Arifi: “Prej dy javësh që kanë nisur trazirat serbe në Kosovë kemi pasur presione dhe shtypje nga ana e qeverisë së Serbisë të shqiptarëve në Luginë.

Kemi pasur shtetas të Kosovës të cilët në pikat kufitare mes dy vendeve në Luginën e Preshevës janë ndaluar për 24 orë pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë procedurë zyrtare.

Gjithashtu, gjatë këtyre dy javëve kemi pasur një vërshim të inspektorëve republikanë në Luginën Preshevës  të cilët kanë sjellë me vete vendime arbitrare për mbylljen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Po ashtu, ata kanë zbarkuar në Komunë duke kontrolluar dhe hu;lumtuar dokumente.

Po ashtu unë mora ftesën për t’u paraqitur në Gjykatë për faktin se kam ngritur flamurin shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar.

Pra, Serbia në mënyrë asimetrike po hakmerret në Luginën e Preshevës pas asaj çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku dje patëm atë situatë ku kidnapuan tre policisë të Kosovës.

Kjo është një hakmarrje e Serbisë për një arrestim të bërë pak ditë më parë në Veri të Kosovës. Kështu që për ne shqiptarët e Preshevës, Serbia është e njëjta si ka qenë gjatë viteve të fundit.

Për ne shqiptarët nuk është diçka e re, por fatkeqësisht është e zakonshme. Diskriminimi i 10 mijë shqiptarëve vijon prej 30 vitesh, mungesa e investimeve, papunësia e lartë, etj., janë diçka e zakonshme”, theksoi Shqipërim Arifi.

Presheva tha ai, nuk është e harruar nga politika shqiptare, por e neglizhuar.

“Fatmirësisht populli shqiptar na do dhe na respekton dhe e di dhe na mbështet sakrificën tonë, por që nuk pranohet dhe neglizhohet nga lidershipi politik shqiptar. Dhe ky është një krim një krim kombëtar që iu është bërë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Pas marrëveshjes së Ohrit gjithçka ka përfunduar për mua si Shqipërim. E kam fjalën për një reciprocitet mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës të ngjashme me atë që këkrojnë serbët në Veri të Kosovës.

Por kjo ka marrë fund me marrëveshjen e Ohrit dhe kjo është një dështim shqiptar dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit Albin Kurti që ka bërë një tradhti kombëtare, të cilën ai ia bëri shqiptarëve në Luginë.

Ne jemi të diskriminuar këtu edhe nga faktorit ndërkombëtar në Beograd”, theksoi ndër të tjera kreu i Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

lili saraçi preshevë lugina e preshevës shqipërim arifi

EMISIONET