Kreu i komunës së Tuzit merr dozën e parë të vaksinës dhe ka një apel për qytetarët

Kreu i komunës së Tuzit merr dozën e parë të

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjeloshaj në një postim në facebook. Ai thotë se pas më shumë se një viti pandemia nga koronavirusi është parë që masat shëndetësore dhe sociale të vendosura nga institucionet shtetërore kompetente, kanë ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por jo edhe zhdukjen e kësaj pandemie.

Ndaj ai fton të gjithë qytetarët që të vaksinohen, duke parandaluar kështu pasojat shëndetësore, ekonomike e sociale në shoqëri.

 "T’i japim fund kësaj pandemie dhe në këtë mënyrë t’a kthejmë jetën në normalitetin e mëparshëm".

EMISIONET