Kraki: Nëse asociacioni është në përputhje me Kushtetutën, do të dal ta festoj në Paris

Analisti Nezir Kraki në nëj intervistë për Ora News me gazetaren  Besmira Pelushaj foli rreth gjendjes në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas Krakit plani i pranuar nga Kurti "Është plan i cili vulos pranimin e realitetit politik të Kosovës nga Serbia dhe vulos pranimin e këtij vendi si një shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare dhe njohje nga vende të tjera të BE".

Nezir Kraki: Është plan i cili vulos pranimin e realitetit politik të Kosovës nga Serbia dhe vulos pranimin e këtij vendi si një shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare dhe njohje nga vende të tjera të BE. Kam besim në qeverinë e Kosovës dhe e di që nëse do të kishte qenë diçka e rrezikshme për Kosovën nuk do të pranohej. Kurti ka pranuar planin dhe aty për momentin nuk është asociacioni. Kosova është pozicionuar si vend konstruktiv, për asociacionin Kosova ka disa kushte dhe duhet të jetë në vijë me Kushtetutën e Kosovës dhe nëse ai asociacion është në përputhej me kushtetutën e Kosovs unë do të dal ta festoj në Paris.

"Të gjithë kanë vite që presin të dinë se çfarë do të bëhen nga këto bisedime", thotë Kraki.

Nezir Kraki: Çështja e Kosovës ka mbetur prej vitesh si një lloj keqkuptimi. Gjithë bota e di që Kosova ka deklaruar pavarësinë, që nuk ka më luftë dhe ndërsa ishte një vend i pavarur Serbia e ktheu nga një vend i konsolidimit si shtet në një çëshjt eqë duhej diskutuar. Kosova erdhi nga shtet i pavarur në diskutim si çështje. Të gjithë kanë vite që presin të dinë se çfarë do të bëhen nga këto bisedime. Ideja që të shbllokohet kjo çështje do të ketë ndikim psikologjik. Do të rivendoset Kosova aty siç ka qenë, siç është pranuar nga shumë shteti dhe do të dalë nga cikli i keq nga ku na futën dhe do të rishihemi si shtet. 

"Po të isha në vendin e Albin Kurtit përveç 6 kushteve do të vendosja dhe kushte të tjera, si pranimi në Këshillin e Europës e pranimin në OKB. Klima në arenën ndërkombëtare do të jetë e favorshme për Kosovën."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET