Kosova dhe Serbia pritet të lidhin marrëveshje për energjinë elektrike

Kosova dhe Serbia pritet të lidhin marrëveshje për energjinë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak ka organizuar të hënën një takim në nivel kryenegociatorësh lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga Brukseli, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së unionit, Peter Stano ka thënë për mediet serbe se takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe, do të fokusohet në finalizimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015-s, si dhe do të bëjnë përpjekje për të mbajtur një takim të nivelit të lartë mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit.

Marrëveshja për energjinë konsiston në furnizimin e serbëve të veriut të Kosovës dhe të pagesës së faturave të tyre.

Ata që prej përfundimit të luftës kanë qenë në gjendje të furnizohen me energji elektrike, por nuk e kanë paguar atë.

Operatorët e Shpërndarjes së energjisë elektrike të dy vendeve pretendojnë se ata furnizojnë katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zveҫan dhe Zubin Potok.

Edhe presidenti i Serbisë e komentoi të hënën në mbrëmje takimin e së hënës, të cilin e quajti si më të rëndësishmin e dhjetë viteve të fundit.

Dialogu Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar prej Bashkimit Evropian ka nisur që prej vitit 2011.

EMISIONET