Kosova voton/ Shehu: Për herë të parë, njerëzit që janë marr gjithmonë me fushatë e kanë shumë më të lehtë

Në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte i ftuar Iliaz Shehu, nga lëvizja "Vetëvendosja", për të folur për zgjedhjet në Kosovë, atë që pritet të ndodh të dielën e ardhshme.

"Përsa i përket ruajtjes së gjendjes, mbështetjes popullore por edhe të opinionit publik mendoj jo vetëm që nuk ka rënë por ka një lloj kapërcimi që duket dhe qartazi.

Unë isha disa ditë dhe pashë që kampet e zonave që janë quajtur tradicionalisht të luftës, kishte një masivitet i cili e shprehte veten si asnjëherë më parë.

Unë kam qenë në Deçan më parë dhe as nuk guxoje të dilje me një parullë të 'Vetëvendosjes' në zgjedhjet e kaluara.

Unë vetë si aktivist i vetëvendosjes dhe i angazhuar në zgjedhje kam vënë re që në terren për herë të parë, njerëzit që janë marr gjithmonë me fushatë e kanë shumë më të lehtë se çe kanë pasur në zgjedhjet e kaluara", u shpreh Shehu.

 

EMISIONET