Kosova në ngërç politik/ Demaliaj: Të dyja palët duhet të kenë një kompromis për të mirën e vendit

Kosova në ngërç politik/ Demaliaj: Të dyja palët

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Doktor i Shkencave Psikologjike, Skënder Demaliaj, komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar nevojën urgjente për dialog dhe kompromis mes palëve për të garantuar stabilitet institucional dhe ekonomik në vend.

"Për mua duhet gjetur një rrugë kompromisi midis opozitës dhe partisë 'Vetëvendosja' që ka marr zgjedhjet në vend të parë.

Të dy palët duhet të lëshojnë për të mirën e Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Siç u shpreh sot edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian ne duhet të dimë kë kemi partner, kush është në qeveri që të bashkëpunojmë me të.

Kjo faktikisht jo vetëm që ka prishur imazhin e Kosovës në botë por njëkohësisht pengon edhe investimet e huaja për të cilat ka shumë nevojë ekonomia e Kosovës sepse shoh që nuk ka një stabilitet ekonomik", u shpreh Demaliaj.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME SKENDER DEMALIAJ

EMISIONET