Athina paralizohet nga shërbimi taksi për shkak të politikave të aeroportit lokal

Athina paralizohet nga shërbimi taksi për shkak të politikave

Mijëra shoferë taksish në Athinë po organizojnë një grevë dyditore kundër rregulloreve të paqëndrueshme të tarifave dhe politikave të aeroportit lokal. Ata thonë se ato favorizojnë padrejtësisht kompaninë e transportit ”Uber”.

14 000 shoferë taksish të licencuar të qytetit po organizojnë autokolona të ngadalta për të bllokuar rrugët kryesore dhe për të prishur trafikun, duke synuar politikat e miratuara nga Aeroporti i Athinës dhe Ministria greke e Financave.

Në zemër të protestës është vendimi i aeroportit për të caktuar automjetet ”Uber” në pikat e caktuara të marrjes, në terminalin e mbërritjeve.

Shoferët thonë se kjo i jep ”Uber”-it një avantazh të padrejtë, duke lejuar marrje me anë të aplikacionit ndërsa taksitë tradicionale presin në radhë.

Turistët pritet të goditen më rëndë, pasi taksitë janë mjeti kryesor i transportit midis aeroportit dhe qytetit. Shërbimet e metrosë dhe autobusëve mbeten funksionale, por me kërkesë të lartë.

Shoferët po protestojnë gjithashtu për tarifat fikse të vendosura nga Ministria e Financave për udhëtimet midis aeroportit dhe qendrës së qytetit, 40 euro gjatë ditës dhe 55 euro natën.

Për udhëtimin prej 38 kilometrash, shoferët thonë se tarifa fikse nuk merr parasysh kushtet e trafikut ose ndryshimet e itinerarit duke e bërë të vështirë mbulimin e kostove.

EMISIONET