Haradinaj: Duhet hetim ndërkombëtar për Serbinë, Kurti të zgjidhte Uashingtonin dhe jo Borrellin e Lajçakun

Haradinaj: Duhet hetim ndërkombëtar për Serbinë, Kurti

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për të zbardhur rolin e Serbisë në mënyrë që Serbia të marrë dënimin e merituar. Gjithashtu Haradinaj tha se Kurti duhej të zgjidhte Uashingtonin dy vite më parë dhe jo të zgidhte Borrelin dhe Lajçakun.

"Duhet të kerkojmë hetim ndërkombëtar, për të zbardhur rolin e Serbisë, dhe në mënyrë që Serbia të marrë dënimin e merituar.

Serbia ka sponsorizuar dhe përgatitur terroristë për të mos arritur tek marrëveshja, sepse është interes i Serbisë dhe Rusisë, destabiliteti dhe vonesa e marrëveshjes.

Kurti duhet të zgjidhte Uashingtonin dy vite më parë, jo të zgjidhte Borrelin dhe Lajçakun. Kurti është mashtrues", tha Haradinaj.

EMISIONET