Gratë kosovare, "të pasigurta edhe online", shkaku i gjuhës së urrejtjes

Gratë kosovare, "të pasigurta edhe online", shkaku i

Për këtë hulumtim, kjo organizatë monitoroi mbi 110 portale në Kosovë nga janari i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023. Ky hulumtim rezultoi në analizë të mbi 3.6 milionë artikujve të publikuar nga mediat në Kosovë.

Në shumicën e lajmeve, gratë e përfshira në politikë ishin cak i komenteve me gjuhë të urrejtjes, që Kombet e Bashkuara (OKB) e definojnë si diskurs fyes që përdoret ndaj një individi ose grupi në bazë të disa karakteristikave - si raca, feja ose gjinia - dhe që “mund të kërcënojë paqen sociale”.

Ky trend është në rritje sipas drejtores ekzekutive të D4D-së, Rezarta Delibashzade-Krasniqi.

“Zakonisht, kur kemi të bëjmë me vendime më të mëdha politike, kemi raste të tilla që bëhet më e shpeshtë gjuha e urrejtjes. Sa herë që ka zgjedhje, fillon fluksi më i madh i gjuhës së tillë ndaj grave”, thotë ajo.

Delibashzade-Krasniqi thotë se shumë gra nuk e kanë forcën e Stubllës për të vazhduar, përkundër komenteve negative që marrin. Këtë e tregon, sipas saj, edhe mungesa e vullnetit të grave në zona rurale për t’u marrë me politikë.

Sipas një hulumtimi të zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, gratë në Kosovë “tregojnë një nivel jashtëzakonisht të ulët të motivimit për pjesëmarrje politike”.

Gratë kosovare, "të pasigurta edhe online", shkaku i

Më herët, Policia e Kosovës i ka thënë REL-it se rastet e ngacmimit apo bullizmit evidentohen sipas Kodit Penal.

Mirëpo, Kodi Penal i Kosovës nuk ka ndonjë nen të veçantë për kryerjen e kësaj vepre në rrjete sociale, gjë që bën që numri i këtyre rasteve të mos dihet saktësisht.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë muajit janar të këtij viti u raportuan gjithsej 43 raste të ngacmimit. Vitin e kaluar, numri i rasteve të paraqitura ra në 558 nga 642 sa ishte në vitin 2022.

Neni 182 i Kodit Penal përcakton ndëshkimet potenciale për ngacmim, që përkufizohet si vëmendje apo komunikim me qëllim të “ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes”. Në këtë pikë përfshihet edhe dërgimi i mesazheve telefonike.

Stublla thotë se është e vetëdijshme se shumë gra të tjera mund të hezitojnë të përfshihen në skenën publike, shkaku i rrezikut të gjuhës së urrejtjes, por shpreson se ato, gjithnjë e më shumë, do t’i sfidojnë paragjykimet.

“Nëse ti beson se diçka është në të mirën e përgjithshme, duhet ta mbrosh atë kauzë me çdo kusht. Përndryshe, do t’ua vërtetosh fjalët atyre komentuesve”, përfundon Stublla./rel

EMISIONET