“Frika nga tërmetet”, mediat greke: Eksod i madh nga Santorini! Mbi 11 mijë qytetarë kanë braktisur ishullin
Banorët e Santorinit vazhdojnë të largohen nga ishulli.
Mijëra qytetarë janë larguar nga Santorini, pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike në ishull dhe zonën përreth.
Protothema.gr raporton se deri më tani nga ishulli janë larguar mbi 11 mijë qytetarë.
Siç duket edhe në pamjet, banorët i drejtohen portit me valixhet plot me rroba dhe kafshët e tyre shtëpiake me vete.
Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik.
Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit. Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.