Çejku: Nëse Rusia merr me marrëveshje territore nga Ukrainë precedent i rrezikshëm edhe për Kosovën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku ish-ambasador tha se nëse bëhen marrëveshje dhe Rusia do të marrë territore në Ukrainën, atëherë do të jetë një precedent i rrezikshëm.

Ai u shpreh se fati i luftës në Ukrainë interferon me Kosovën dhe se fakti që është humbur shumë kohë, Kosova nuk e ka shfrytëzuar sa duhet kohën për të zgjedhur njohjet

Cejku: Nëse në Ukrainë do të krijohet precedenti i rrezikshëm Rusia do të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës, atëherë ky do të jetë një precedent shumë i rrezikshëm edhe për Kosovën, me problemet që ka me Serbinë. Fati i luftës në Ukrainë interferon me Kosovën.

Fakti që është humbur shumë kohë, Kosova nuk e ka shfrytëzuar sa duhet kohën për të zgjedhur njohjet dhe për të zgjedhur sovranitetin e saj. Nuk e di pse nuk e ka shtrirë sovranitetin e saj në Kosovë, sepse atje nuk shkon asnjë zyrtar i Kosovës.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET