Çejku: Tirana ka hezituar që të pozicionohet për Kosovën, por është koha që të shprehet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku ish-ambasador tha se Tirana në përgjithësi ka hezituar që të ketë një platformë publike me Kosovën.
Ai u shpreh se Tirana po heziton, por në një moment duhet të shprehet, pasi është një detyrim që duhet të përkthehet shqip-shqip në raport me Kosovën.
Çejku: Tirana në përgjithësi ka hezituar që të ketë një platformë publike me Kosovën, sidomos me marrëdhëniet specifike që ka me SHBA-në dhe BE-në, apo edhe për shkak të një roli që ka në rajon për stabilitetin në Ballkan dhe të mos jetë faktor destabiliteti.
Nëse do të kemi një ndërhyrje të Tiranës me Kosovën do të merrnim një kosto të zhvillimeve në veri të Kosovës. Tirana po heziton, por në një moment duhet të shprehet. Është një detyrim që duhet të përkthehet shqip-shqip.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


