Çejku: Në Serbi janë organizuar bisedimet e fshehta të SHBA-ve me talibanët
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku ish-ambasador u shpreh se Serbia është bërë vendi ku janë organizuar bisedimet e fshehta të ShBA-së me talibanët
Ai tha se çështje nuk duhen parë bardhë e zi dhe është shumë e rëndësishme që i jepen kredenciale të tilla Serbisë për çështje sigurie.
Çejku: Serbia është bërë vendi ku janë organizuar bisedimet e fshehta të ShBA-së me talibanët. Pra në Beograd janë bërë bisedime me talibanët dhe të tjerët. Janë bërë edhe në Katar. Për mua është shumë e rëndësishme që i jepen kredenciale të tilla për çështja sigurie.
Nuk duhet t’i marrim gjërat bardhë e zi. Prandaj shoh më keqardhje një qasje të Akademisë së Shkencave të Kosovës që nuk jep alternativa ndaj një situate të tillë. Kosova vazhdon të sfidohet nga jashtë, për shkak edhe të luftës në Ukrainë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


