Lojë lufte, Vuçiç afron tanket me Kosovën, Kurti: Presim KFOR-in

Ndërsa KFOR dhe EULEX nuk kanë dhënë sinjale për të ndërhyrë te veriu i bllokuar nga barrikadat serbe, presidenti Vuçiç zbarkoi me ushtri në kufi. Me një tjetër gjest provokues ai dërgoi ptriarkun e kishës serbe drejt Kosovës. Albin Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë.

Lojë lufte, Vuçiç afron tanket me Kosovën, Kurti: Presim

Pamjet në foto tregojnë forcat e ushtrisë serbe që po shtohen në kufi me Kosovën.

Albin Kurti e nuhati se Beogradi po e provokon, ndaj mblodhi Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe u bëri të qartë serbëve në barrikada se janë ende aty falë maturisë që po tregon KFOR.

 “U ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i".

Ama u bëri të qartë se dialog me ta nuk ka dhe barrikadat do hiqen.

"Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Në ditën e 17 të bllokimit të veriut, kryeministri i Kosovës pati një takim me komandantin e KFOR dhe EULEX.

Ajo çka u arrit mbeti në nivel mesazhesh dhe deklaratash për paqe dhe vazhdimësi dialogu.

Ambasadorët e QUINT-it, këtë herë kërkojnë zgjidhje nga atje ku nisi provokimi.
Presidentit serb i bënë të qartë se nësë nuk tërheq barrikadat, ata do të nxisin Albin Kurtin për ta bërë me forcën e sundimit të ligjit.

Por ndërsa politikanët po shkëmbenin deklarata, Partriarku Porfirije bëri provokacjan e madhe.

Edhe pse ia kishin bërë të ditur se nuk do lejohej të hynte në Kosovë, ai tentoi të kalojë kufirin në atë që  e quan “Shtëpinë e tij”.

Edhe këtë të hënë nuk munguan incidentet në veri të Mitrovicës, në shenjestër të të cilave ishin forcat e KFOR dhe gazetarët.

EMISIONET