“Drejtësi për 1600 të humburit e luftës”/ Osmani: Serbët tentuan zhdukjen e një populli

27 prilli shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, njëherësh edhe masakrën e Mejës, ku ushtarët serbë vranë mizorisht 377 Kosovarë. Në përkujtim të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti bënë thirrje që drejtësia të dënojë urdhëruesit që kryen masakra në Kosovës, teksa varret e më shumë se 1600 përsonave ende nuk dihet.

“Drejtësi për 1600 të humburit e luftës”/

24 vite më parë, në Lëndinën e Pikëllimit në Mejë të Gjakovës, forcat serbe masakruan e zhdukën qindra shqiptarë të Kosovës. Asnjë nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës me 377 civilë nuk doli dot i gjallë, ashtu sikurse u zhdukën qindra të tjerë në kolonat e spastrimit etnik të drejtuara nga Slobodan Millosheviç.

Teksa përkutoi masakrën e 27 Prillit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u solidarizau me familjarët e të zhdukurve dhe ripërsëriti thirrjen për drejtësi.

Vjosa Osmani: “Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë, ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviçit.

Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”.

Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca bënë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe përkujtuan masakrën e Mejës.

Ashtu si Osmani edhe Kurti shprehu nevojën që drejtësia të veprojë dhe fajtorët të cohen prapa hekurave.

anila zyberaj vjosa osmani albin kurti

EMISIONET