DI shpërthen ndaj VLEN-it: Ku është Inspektorati i Gjuhëve? Drejtori të japë dorëheqje menjëherë

BDI ka akuzuar Bashkinë e Shkupit për shkelje të hapur të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke deklaruar se brenda një dite institucioni ka anashkaluar dy herë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Në një reagim publik, partia thekson se Shkupi është qytet dygjuhësh dhe se të gjitha institucionet lokale kanë detyrim ligjor të respektojnë përdorimin e shqipes në komunikimin zyrtar. Sipas BDI-së, injorimi i këtij obligimi përbën jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe përçmim ndaj shqiptarëve dhe karakterit shumetnik të kryeqytetit.
Partia ngriti pikëpyetje edhe për mungesën e reagimit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, institucion që, sipas saj, është krijuar pikërisht për të evidentuar dhe ndëshkuar raste të tilla.
BDI akuzon drejtuesin e Inspektoratit, të emëruar nga koalicioni VLEN, se ka paralizuar funksionimin e institucionit dhe po hesht përballë, siç e cilëson, shkeljeve flagrante të ligjit.
Në përfundim të reagimit, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, përgjegjësi politike nga VLEN për funksionimin e këtij institucioni dhe ndërhyrje të menjëhershme të organeve kompetente ndaj çdo institucioni që shkel Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.


