“Ballkani, të bëhet pjesë e BE” kancelari Olaf Scholz: Kujdes në procesin e Kosovë-Serbi

Kancelari gjerman Olaf Schol ka kërkuar që bashkimi Europian të zgjerohet edhe më tej, duke pasur parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor. Në ditën e Europës, ai kërkoi gjithashtu që të tregohet kujdes në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ballkani, të bëhet pjesë e BE” kancelari Olaf

Në Ditën e Europës kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbajë premtimin për integrimin e vendeve te Ballkanit në union.

Madje duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme me luftën që zhvillohet në Ukrainë hapja sipas tij, do të ishte hap pozitiv.

“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë. Na duhet një BE e zgjeruar dhe e reformuar, një BE gjeostrategjike. më shumë sesa kurrë duhet të jemi të bashkuar në përballje me agresionin e Rusisë në Ukrainë.”

Scholz theksoi edhe nevojën për kontribut të vazhdueshëm të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim dhe të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut.”

Shqipëria dhe Maqedonia e veriut çelën negociatat vitin e kaluar me Bashkimin e Europian, Bosnje Hercegovina tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat, kurse Kosova është ende në pritje pas aplikimit në dhjetorin e kaluar.

olaf scholz dialogu kosove-serbi

EMISIONET