Azdren Shala: Për ne si PSD, garancia e sigurisë së kufijve është NATO. Rrezikun në Kosovë po e sjell Kurti, me draftin e Brukselit
Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD-sës në Kosovë për “Ora News” u shpreh se situata në kufijtë e jashtëm në pjesën Veriore të Kosovës nuk janë të rrezikuar.
“Kjo pasi për ne si PSD garancia më e mirë për këtë është gjithmonë NATO-ja dhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të saj lidhur me këtë ishte shumë e qartë.
Por, problemi që ne kemi me Veriun është fakti se duke pasur frikë se mos kemi rrezik eventual për kufijtë e jashtëm, me këtë retorikë po mbulohet një e keqe tjetër për Kosovën, pasi është më i rrezikshëm tensioni i brendshëm.
Pra, retorika e qeverisë “Kurti” është pikërisht kjo, pasi ajo po kërkon të na tërheqë vëmendjen tek rreziku i sigurisë së jashtme, e ndërkohë me marrëveshjen e re që po sjell në vend dhe që tashmë e ka pranuar qeveria “Kurti” në Bruksel, na rrezikohet neve siguria e brendshme.
Sepse Asosacioni me draftin e tij tashmë të bërë publik është potencial enorm për konflikt të brendshëm etnik mes Kosovës dhe Serbisë”, tha politikani Azdren Shala.