Vatnikaj: Vrasja e grave pasqyron atë që është shoqëria në të vërtetë, fenomen i frikshëm
Aktivistja, Sidorela Vatnikaj ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për dhunën dhe rastet e vrasjes së grave. Vatnikaj u shpreh se vrasja dhe dhuna ndaj grave pasqyron atë që është shoqëria në të vërtetë.
‘’Për mua raste të tilla duhet të na bëjnë të flasim më tepër për këto tema.
Fakti që shoqëria në parim po emancipohet por ama numri i grave të vrara e të dhunuara është në rritje është një trend që nuk është vetëm shqiptar.
Statistikat tregojnë se 2022 ka arritur numrin më të lartë të femicidave të regjistruar ndonjëherë.
Në këtë kuptim është një fenomen i frikshëm. Prapëseprapë është një fenomen që nuk po merret me seriozitetin që kërkon.
Vrasja e grave pasqyron atë që është shoqëria në të vërtetë’’, tha ndër të tjera Vatnikaj.