Asociacioni dhe plani franko-gjerman, Andoni: Është procesi më i ndërlikuar i dialogut
Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me fazën në të cilën ndodhet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mundësive për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.
Andoni tha se "Jemi në procesin më të ndërlikuar të dialogut për momentin".
Sipas tij "Për Kosovën interesi më i madh lidhet me asociacionin, për Serbinë interesi më i madh lidhet me planin franko gjerman".
Ben Andoni: Besoj se kemi hyrë në një nga fazat më të komplikuara të historisë së dialogut Kosovë Serbi pasi ka një paqartësi dh nga deklararata e zyrtarëve. Për Kosovën interesi më i madh lidhet me asociacionin, për Serbinë interesi më i madh lidhet me planin franko gjerman. Problem tani është sqarim i shumë pikave dhe garancitë që do tju jepen kosovarëve nga faktori ndërkombëtar. I gjithë procesi është tani në terma teknik. Jemi në procesin më të ndërlikuar të dialogut për momentin. Serbët përveç asociacionit duan autonominë e veriut.
Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë ai u shpreh se "Shqipëria është e distancuar në këtë proces, duhet një qëndrim shumë i fortë."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.