Albin Kurti surprizon Kasamin në Tetovë: Kjo vizitë e paparalajmëruar konfirmon lidhjen vëllazërore!

Albin Kurti surprizon Kasamin në Tetovë: Kjo vizitë e

"I dashur mik Albin, mirë se erdhe në Tetovë, në kryeqendrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut!"

Me këtë mesazh mirëseardhje, kreu i komunës së Tetovë Bilall Kasami mirëpriti në zyrën e tij kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pasditen e kësaj të premteje.

Përmes Facebook-ut, Kasami tha se vizita e Kurtit ishte e paparalajmëruar çka konfirmon lidhjet vëllazërore dhe miqësinë. 

"Së bashku me sekretarin organizativ të Lëvizjes BESA z.Adnan Azizi si dhe sekretarin gjeneral z.Abdush Demiri na nderoi me vizitën e tij vëllazërore miku ynë, kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti. Në takim diskutuam për shumë çështje në interes të dy vendeve tona me qëllim bashkëpunimin si në rafshin qëndror edhe atë lokal. Kjo vizitë e paparalajmëruar edhe njëherë konfirmon lidhjen tonë vëllazërore!Bashkë për të ndërtuar dhe zhvilluar politikat tona!"

albin kurti

EMISIONET