Abazoviç me Osmanin: Jemi duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës

Abazoviç me Osmanin: Jemi duke zhvilluar bashkëpunim në

Vizita zyrtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, dhe delegacioni i sotëm i shumtë i Qeverisë së Malit të Zi pasqyron gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në të gjitha fushat, tha kryeministri Dritan Abazoviç.

“Në takim u theksua se gjithnjë e më shumë po realizohet potenciali ekonomik i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, i cili mund të përmirësohet edhe më tej me mbajtjen e një forumi biznesi të biznesmenëve të Malit të Zi dhe Kosovës në periudhën e ardhshme. Në këtë kontekst u theksoi se për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik është e nevojshme të punohet në lidhje më të mirë infrastrukturore, siç është ndërtimi i rrugëve të reja rrugore Plavë-Deçan dhe Rozhajë-Peç”, njoftoi Qeveria.

Ata u pajtuan me faktin se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore dhe bazohen në parimet e besimit reciprok, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike. 

Në takimin në Villa Goricë morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Goran Gjuroviq, Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve Fatmir Gjeka, Ministri pa portofol Zoran Miljaniq, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Ilir Harasani dhe këshilltari i Kryeministri për Politikë të Jashtme Gjorgje Raduloviq.

Pas takimit zyrtar, kryeministri Abazoviç ka përgatitur një drekë për presidentin dhe anëtarët e delegacionit të Republikës së Kosovës.

EMISIONET