"26 ditë larg afatit"/ Arifi: LVV i ka propozuar dy kandidatë por opozita ende s'ka arritur në një qendrim të përbashkët

Avokati Alban Arifi, në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën "Për shqiptarët" ka komentuar situatën politike në Kosovë, tha se vendi po afrohet me shpejtësi afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, por mungesa e dakordësisë mes partive po krijon një krizë të mundshme institucionale.

“Janë vetëm rreth 26 ditë deri në përfundimin e afatit për të zgjedhur presidentin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatë, përfshirë Glauk Konjufcën, por opozita ende nuk ka arritur një qëndrim të përbashkët,” tha Arifi.

Ai vuri në dukje se dështimi për të zgjedhur kreun e shtetit brenda afatit mund të çojë në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

 

EMISIONET