“E rr*hën 6 policë!”/ Pano Ruçi humb ndjenjat në sallën e gjyqit për tragjedinë e Tempit

“E rr*hën 6 policë!”/ Pano Ruçi humb ndjenjat

Gjyqi për Tragjedinë e Tempit vijon me tensione mes familjarëve të viktimave dhe gjyqtarëve.

Seanca e fundit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me prani të shtuar të policisë dhe zona të veçanta për gazetarët.

Familjarët u ankuan se u vendosën në vende pa kontakt vizual me sallën e gjyqit, ndërsa avokatët thanë se kjo është e qëllimshme, pasi sallat e Larisa-s janë të vogla.

Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, një prej viktimave, përfundoi në spital për shkak të hipertensionit pas një përplasjeje me gjashtë oficerë policie gjatë seancës.

Tragjedia ndodhi më 28 shkurt 2023, kur dy trena pasagjerësh u përplasën kokë më kokë, duke lënë 57 viktima. Familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për humbjet e tyre.

EMISIONET